Eksperti i lartë i sëmundjeve infektive në SHBA, Dr. Anthony Fauci është shprehur optimist se vaksina kundër Covid-19 do të jetë gati në 2021 dhe sipas tij do të ketë qasje të gjerë në Shtetet e Bashkuara.
Në raportimin e tij para Komisionit të Posaçëm të Dhomës së Përfaqësuesve që po heton përgjigjen ndaj pandemisë, Fauci u tregua i matur kundrejt pyetjeve të republikanëve që i kërkuan me ngulm të përgjigjet nëse duhet apo jo të kufizohen ose ndalohen tubimet për të kontrolluar pandeminë, referuar këtu protestave kundër dhunës racore që kanë përfshirë vendin.
"Unë nuk po favorizoj askënd. Po bëj thjeshtë një deklaratë për të shmangur turmat e çdo lloji, sepse kjo çon në transmetimin e virusit. Dhe nuk gjykoj një turmë kundrejt një turme tjetër".
Eksperti i sëmundjeve infektive ka një raport delikat me administratën amerikane, për shkak se ishte i vetmi zyrtar i Shtëpisë së Bardhë që doli kundër lehtësimit të masave nga Donald Trump.
Dëshmia e tij vjen në kohën kur Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar gati 1.8 milion raste të reja Covid-19 në Korrik nga gjithsej 4.5 milion infeksione të njohura, një rritje prej 66% me shumë shtete që ende nuk duhet të raportojnë të premten. Vdekjet në Korrik u rritën të paktën 19% në një total prej më shumë se 152,000.
Tv Klan

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/